Katër truqe psikologjike për të shmangur heshtjen e çuditshme në takime

Kërkoni nga personi të ndaj eksperiencën e vet, në vend se të bëni shumë pyetje

Nëse e filloni bisedën duke i drejtuar shumë pyetje personi, atëherë atij/asaj mund të mos i pëlqej kjo gjë, transmeton Telegrafi.

Si mund të pritni që një person i huaj t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja?

Prandaj, më mirë është që të kërkoni nga bashkëbiseduesi të ndaj me ju eksperiencën e vet.

Analizoni personin dhe situatën

Para se të filloni një bisedë, provoni të lexoni mendjen e personit tjetër.

Nëse ai/ajo është person i hapur, atëherë gjërat do të jenë më të lehta për ju.

Mirëpo, nëse është më i/e mbyllur, duhet të mendoni dy herë para se të thoni diçka…

Bëni që personi tjetër të ndjehet komod

Kjo është gjëja më e rëndësishme për të mbajtur në mend nëse keni dalë me një person thuajse të panjohur.

Mos i bëni shumë pyetje, mirëpo lejojeni të relaksohet.

Bëhuni dëgjues i mirë

Nëse dëshironi të bëni një bisedë të shëndetshme me çdo njeri, atëherë rregulli i parë është ta lejoni të flisni.

Përpiquni të bëheni një dëgjues i mirë dhe mos e konsideroni bisedën si debat ku patjetër duhet të fitoni luftën e fjalëve.

Temat
Fun

Të afërta