Ish trajneri i Francës kërkon kujdes të madh nga Shqipëria

Ish-përzgjedhësi i Francës, Raymond Domenech, i ka paralajmëruar “Gjelat” se Shqipëria mund t’u shkaktojë probleme.

Raymond Domenech nuk pret që Franca të ketë ndeshje të lehtë ndaj Shqipërisë.

Ai i ka paralajmëruar “Gjelat” se kuqezinjtë mund t’i ndëshkojnë, nëse nuk e marrin seriozisht këtë përballje.

“Pamë sesi Shqipëria, me 10 vetë, pa ndryshuar asnjë gjë, luftoi Zvicrën dhe për pak e barazoi. Kjo është një skuadër që mund të bëjë dëm, që mund të ndëshkojë, që është e aftë të luftojë.

Është një skuadër që mund të bëhet e rrezikshme nëse nuk e marrim seriozisht”, tha 64-vjeçari.Ish-përzgjedhësi i Francës, Raymond Domenech, i ka paralajmëruar “Gjelat” se Shqipëria mund t’u shkaktojë probleme.

Temat
BotëSport

Të afërta