Përfaqësuesja e Spanjës ka fituar ndaj Republikës së Çekisë me rezultat 1-0, me golin e Gerard Pique.
Goli i fitores erdhi edhe fal asistimit fantastik të Andres Iniestas, i cili u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.
Edhe pse Iniesta ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje, duke prekur topin 107 herë, gjë që ishte rekord personal për atë në një ndeshje ndërkombëtare për Spanjën, spanjolli vazhdon të jetë pas Granit Xhakës.
Xhaka me 129 pasimet e tij ndaj Shqipërisë është bërë lojtari zviceran me më së shumti prekje gjatë një ndeshje të Kampionatit Evropian.
Ndërsa në përgjithësi vetëm Andrea Pirlo ndaj Anglisë në vitin 2012 dhe Xabi Alonso ndaj Portugalisë po të njëjtin vit janë lojtarët e vetëm që kanë prekur topin +129 herë në një ndeshje të Kampionatit Evropian.