Abrashi: Ja si do ta mundim Francën

Shqipëria do të luajë kundër Francës të mërkurën në Marsejë në një sfidë ku vendasit janë shumë favorit. Amir Abrashi mendon se dy sfidat miqësore të zhvilluara në eliminatore duhet të shërbejnë si shembull.

“E kemi analizuar shumë mirë Francën. Në ndeshjet e fundit miqësore kundër tyre jemi paraqitur mirë. Duhet të përmirësojmë gabimet që kemi bërë me Zvicrën prej sfidës me francezët dhe besoj se Kombëtarja do të luajë mirë”.

Motori i mesfushës së Kombëtares beson se kuqezinjtë mund të përfitojnë nga presioni që kanë francezët dhe mund të marrë rezultat pozitiv.

“Kemi treguar që nuk u trembemi skuadrave të mëdha. Normale që Franca është më e impnjuar sepse luan në shtëpi, por do të kenë edhe presion nga tifozët. Nuk duhet të pësojmë gola të shpejtë për ti dhënë skuadrës besim dhe të përmirësojmë gabimet. Mendoj se mund të dalim nga kjo sfidë me rezultat pozitiv”, u shpreh Abrashi në konferencë për shtyp.

Temat
RajonSport

Të afërta