Diabeti është njëra prej sëmundjeve që në dekadat e fundit ka prekur mbi 300 milionë njerëz dhe shumë vdekje janë të lidhura me këtë sëmundje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka parashikuar se kjo sëmundje, në vitin 2030 do të jetë njëri prej shkaktarëve kryesor të vdekjeve.
Janë disa ushqime të cilat ndihmojnë në luftimin e kësaj sëmundje dhe ekspertët e shëndetësisë kanë zgjedhur tre më kryesoret:
1. Qepa e kuqe: Qepët janë të shëndetshme dhe ekspertët rekomandojnë që ato të jenë në menunë tuaj të përditshme. Shkencëtarët kanë gjetur se qepa është burim i shkëlqyer i kromit por ka edhe allicinën dhe që të dy këto ndihmojnë në uljen e natyrshme të sherrit në gjak. Qepët e kuqe kanë sasi të lartë të fibrave dhe pak kalori.
2.Lakëra jeshile: Ky super ushqim ndihmon në përmirësimin e kontrollit të glukozës në gjak tek personat me diabet dhe po ashtu ka vitaminë A, K dhe C, që janë thelbësore për shikimin, shëndetin e lëkurës dhe funksionim më të mirë mendor, transmeton GazetaMonitor.
Lakra jeshile ka po ashtu sasi të ulët të kalorive, ka shumë fibra dhe proteina. Këto cilësi janë të mira për të luftuar diabetin por në të njëjtën kohë lakra jeshile është e jashtëzakonshme për shëndetin e zemrës dhe përmirëson po ashtu shëndetin e kockave.
3.Hudhra: Ky ushqim ka veti të jashtëzakonshme në luftimin e sëmundjeve dhe për mijëra vjet është përdorur pikërisht për një gjë të tillë. Hudhra ka antioksidantë, veti antibakteriale. Ndoshta këto i keni ditur, por shkencëtarët kanë gjetur po ashtu se hudhra ka veti për të luftuar diabetin.