Pse gjyshi i Hysajt nuk shkon kurrë në stadium për ta parë Shqipërinë?

Në konferencën për shtyp të Shqipërisë që u mbyll para pak çasteve folën Elseid Hysaj dhe Mërgim Mavraj.
Hysaj tregoi një episod interesant për gjyshin e tij.

“Kur erdhi për të më parë nga afër për herë të parë, më tha që nuk do të vijë kurrë në stadium për të më parë, sepse emocionohet shumë. Jam shumë i lumtur sepse jam duke e bërë krenar”, deklaroi Hysaj.

“Ndaj Francës do të jetë vështirë, por do ta japim maksimumin që të marrim pikë”, shtoi Hysaj.

“Shiriti i kapitenit? Pa dyshim që më bën shumë krenar, megjithatë nuk e di ende nëse do ta kem atë edhe në ndeshjen ndaj Francës”, theksoi ai.

Temat
BotëSport

Të afërta