Gashi: Jemi gati për Francën

Shkelzen Gashi ka thënë se tashmë skuadra ka harruar atë që ndodhi ndaj Zvicrës he se janë të fokusuar në ndeshjen e radhës ndaj Francës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Shkelzen Gashi, ka thënë se skuadra ka analizuar ndeshjen e kaluar, në të cilën kishte shumë gjëra pozitive që duhet t’i shfrytëzojnë kundër Francës.

“Ne e kemi analizuar ndeshjen, kishte shumë gjëra pozitive, të cilat t’i shfrytëzojmë të mërkurën. Jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se Gashi ka qenë në mesin e të kritikuarve pas ndeshjes me Zvicrën, ku lëshoi një rast të 100% në fund të ndeshjes, duke mos shënuar i vetëm me portierin.

Temat
RajonSport

Të afërta