De Biasi tregon se ku gaboi Cana

Gianni De Biasi ka thënë se Cana si një lojtar më përvojë, është dashur që ta përballonte më mirë ndeshjen ndaj Zvicrës.

Sipas trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, fauli i Canës te kartoni i parë i verdhë ndaj Zvicrës ishte krejtësisht i panevojshëm.

Kapiteni i kuqezinjve u përjashtua qysh në minutën e 36-të ndaj Zvicrës, duke e lënë Shqipërinë për pothuajse një orë me një lojtar më pak në fushë.

“Nuk di çfarë të them, ama ai është 33 vjeç dhe një lojtar që ka eksperiencë.

Të luante ndaj Zvicrës në kampionatin europian, ishte takim të cilin e përjetoi shumë, por duhet ta kishte përballuar më mirë.

Mbase gaboi në faullin e parë që ishte krejtësisht i evitueshëm”, ka deklaruar De Biasi për Panorama Sport.

Temat
RajonSport

Të afërta