Arsenali gati të paguajë 15 milion paund për Hysajn

E përditshmja angleze “Daily Star” shkruan sot se Arsenali është duke peshuar një ofertë prej 15 milionë paundsh për 22 vjeçarin shkodran në drejtim të Napolit.

“Daily Star” shkruan se Hysaj është një nga mbrojtësat e rinj më të talentuar në Europë.

Sipas gazetës, Arsene Wenger është impresionuar jashtëzakonisht nga paraqitjet e Hysajt në Serie A gjatë 12 muajve të fundit dhe është gati ta konfirmojë këtë interesim me një ofertë konkrete. Ai dëshiron të sigurojë opsionet më të mira në repartin e mbrojtjes dhe beson se polivalenti Elseid Hysaj, i cili mund të luajë lehtësisht edhe në krahun e majtë do t’i jepte ekzaktësisht atë që kërkon.

Talenti spanjoll Hector Bellerin që luan aktualisht në krahun e djathtë të mbrojtjes te Arsenali duket se mund të joshet nga oferta e Barcelonës, por ironikisht “Daily Star” thekson se Barca po ndjek nga afër Hysajn pasi po kërkon të zëvendësojë Dani Alves i destinuar të shkojë te Juventusi.

Përveç Arsenalit, Chelsea dhe Manchester United gjithashtu po monitorojnë Hysajn por tabloidi britanik shpjegon se këto dy klube kanë më pak shanse për të arritur te mbrojtësi shkodran, pasi nuk mund t’i ofrojnë Hysajt futbollin e Champions League.

Çmimi i Hysajt është shumëfishuar në pak kohë. Ai u transferua për 3 milionë Euro te Napoli, ndërsa tani Arsenali është gati të paguajë 19 milionë Euro. /albeu.com/

Temat
Sport

Të afërta