Vetëvendosje e lë Nismën pa edhe një degë

Ish-kryetari i degës së Nismës për Kosovën në Kamenicë, Rexhep Vranja, që nga dita e sotme është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e lënë postin e tij prej kryetari në degën e NISMA’s.

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, e cila njoftoi për këtë arritje të re në partinë më të madhe opozitare.

“Ish-kryetari i NISMA-s në Kamenicë, z. Rexhep Vranja iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja po fuqizohet!”, shkruhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje./GazetaExpress/

Temat
LajmeVend

Të afërta