Të mërkurën protestë në Prizren, kërkohet dorëheqja e Mujës, Aganit dhe Shalës

OJQ Ec Ma Ndryshe ka paralajmëruar se të mërkurën më 15 qershor me organizim të 10 organizatave jo qeveritare (Autostrada Biennale, DokuFest, EC Ma Ndryshe, Fondacioni Legatum, Fondacioni Lumbardhi, Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Institute for Sustainable Development of Youth, Instituti Demokratik i Kosovës, Organizata e Personave me Distrofi Muskulare, X40 – 40 Bunar), do të protestohet në sheshin Shadërvan të Prizrenit, pas vdekjes së tre vjeçare, e cila vdiq si pasojë e një objekti të vjetër që u shemb mbi të.

Përmes një njoftimi, është thënë se do të kërkohet përgjegjësi nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e Xheneta Gashit si dhe dorëheqja e kryetarit të Prizrenit dhe dy ministrave të kabinetit qeveritar.

“Ftohen të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës në protestën për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi në fillim të javës në Prizren. Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12.00 (mesditë).

Protesta qytetare do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë”, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta