Taulant Xhaka: Goli ishte gabim i ynë

Taulant Xhaka ka folur pas ndeshjes duke thënë se goli ishte gabim i tyre, ndërsa me Francën pret që të marrë pikë.

Shqipëria humbi 1-0 në ndeshjen hapëse kundër Zvicrës.

“Besoj që 20 minuta kishim tremë dhe emocione. Goli që e morëm është gabim i ynë dhe duhet ta përmirsojmë”.

“Ne e dimë që Zvicra ka skuadër të mirë me shumë kualitet. Besoj që sot kemi treguar që kemi ekip të mirë dhe këtë evropian nuk ka ekip të vogël”.

“I patëm disa mundësi, por besoj që me ato mundësi një gol do të na kishte shpëtuar, por besoj kundër Francës do të bëjmë më shumë”.

“Zvicra dhe ne do të kalojmë tutje, Granit e jep 100 për Zvicrën edhe unë për Shqipërinë. U mërzita kur u ndërrova, por trajneri kishte dëshirë të luajë më ofensivë, pyeteni trajnerin”, ka thënë Taulanti.

Temat
RajonSport

Të afërta