Ortopedia në QKUK mbetet pa allçi

Dhoma e urgjencës në Kliniken Emergjente në Prishtinë ka mbetur pa allçi.

E me këtë problem për më shumë se një muaj po përballen të gjithë pacientët që po kërkojnë trajtim në këtë klinikë në Prishtinë.

Zëdhënësi i QKUK’ës Shpend Fazliu, bëri me dije për Klan Kosovën, se zyra e drejtorit të përgjithshëm kërkesën për furnizim me allçi e ka bërë me kohë.

E përgjigje për këtë përmes e-malit dha edhe zyra për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se furnizim me këtë material do të bëhet deri në fund të këtij muaji.

Me mungesë të gipsit, po përballet edhe klinika e Ortopedisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta