Kuvendi heq dorë nga blerja e skanerit

Kuvendi i Kosovës është duke e shqyrtuar seriozisht opsionin që të heq dorë nga blerja e skanerit të sofistikuar, i cili do të pamundësonte futjen e gazit lotsjellës dhe mjeteve tjera të ndaluara në Kuvendin e Kosovës.

Jo zyrtarisht, Tribuna Channel merr vesh se Kuvendi është duke menduar qe mjetet e ndara nga Qeveria për blerjen e këtij skaneri t’i orientojë në modernizim të shërbimeve të IT’së.

Ky vendim ndërlidhet me qetësimin e situatës në Kuvend.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, pati konfirmuar se Kuvendi kishte nisur proceduarat për blerjen e këtij skaneri, tani thotë se Kuvendit i duhen konsulta shtesë pasi bëhet fjalë për një pajisje të veçantë.

Ndërkohë, ai nuk e ka mohuar lajmin që Kuvendi të heq dorë nga kjo blerja e tij.

Temat
LajmeVend

Të afërta