E mahnitshme: 16 shqiptarë në fushë!

Shqipëria dhe Zvicra kanë publikuar formacionet për ndeshjen që do të fillojë në ora 15:00.

Natyrisht te kombëtarja shqiptare janë startues 11 shqiptarë.

Te Shqipëria nga minuta e parë luajnë Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Odise Roshi dhe Armando Sadiku.

Në anën tjetër te Zvicra do të luajnë pesë lojtarë shqiptarë si statues. Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri do të paraqiten nga minuta e parë për hevletët.

shqiperia-zvicra-6-780x439

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta