Zafir Berisha: U bënë akrobacione, jo reforma në drejtësi

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka nënvizuar se reformat nuk duhet të ndalen asnjëherë në të gjithë sektorët e rëndësishëm të shtetit, e veçanërisht, siç ka thënë ai, në sistemin e drejtësisë.

Kjo pasi, sipas tij, për shkak të rrethanave të cilat krijohen në vazhdimësi, kërkohen edhe reforma konform rrjedhave që janë në vend.

“Në fakt, në Kosovë gjatë gjithë kohës është folur për reformat në drejtësi, por nuk po shihet se është bërë ndonjë reformë e mirëfilltë, pavarësisht disa akrobacioneve që janë bërë ditëve të fundit nga organet e drejtësisë, unë po mendoj se këto të fundit për ta rikthyer besimin e qytetarëve, paralel me reformat duhet që të bëjnë edhe veprime konkrete, pasi këtë e kanë edhe obligim karshi ligjit dhe Kushtetutës, por që thjesht do ta bënin edhe më të besueshëm këtë institucion”, ka potencuar deputeti Zafir Berisha.

Temat
LajmeVend

Të afërta