Xhaka: Duhet të kemi kujdes nga Shqipëria

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është treguar optimist për kalimin e fazës së grupeve në Euro 2016.

23-vjeçari poashtu i’a ka tërhequr bashkëlojtarëve të tij vërejtjen se duhet të kenë kujdes nga kombëtarja e Shqipërisë dhe Romanisë.

“Pajtohem me ata që kanë thënë se Franca është favoriti kryesor, mirëpo ne nuk mundemi t’i anashkalojmë Shqipërinë dhe Romaninë”.
“Ata kanë pasur sukses të madh vitin e kaluar.
Shqipëria po merr pjesë për herë të parë ndërsa Romania është e mirë në lojën defanzive.

Prioriteti i kombëtares sonë është kalimi i fazës së grupeve”, ka përfunduar ai.

Temat
RajonSport

Të afërta