Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se në radhët e saj nga sot iu bashkua edhe një ish kryetar dege i Nismës për Kosovën.
“Ish-kryetari i Nismës në Kamenicë, z. Rexhep Vranja iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje. Lëvizja po fuqizohet”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Më parë Vetëvendosje kishte njoftuar se i ishte bashkuar Dega e Nismës për Kosovën në Drenas.
Nismës për Kosovën, i ishin larguar kryesitë e degëve në Drenas, Ferizaj dhe Viti, pas koalicionit që partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit kishin lidhur koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt për të shkuar bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.