Sonte fillon kampionati historik për shqiptarët

Vëmendja e Evropës, por edhe e një pjese të madhe të botës, të premten mbrëma, do të jetë e përqendruar në veri të Parisit, kryeqendrës së Francës.

Arena e madhe “Stade de France” është rezervuar për një ceremoni, të paralajmëruar si spektakolare nga organizatorët, për të shënuar nisjen e evropianit më të madh të futbollit “Franca 2016” me 24 skuadra.

Ceremonia do të fillojë në orën 20:00, një orë para ndeshjes hapëse të kësaj ngjarjeje ndërmjet përfaqësueses nikoqire Francës dhe Rumanisë (21:00).

Ceremonia është projektuar të shpërfaqë vlerat e kulturës franceze, ku do të marrin pjesë valltarë cancanë, muzikantë, një kor i të rinjve dhe DJ i njohur francez, David Guetta.

Shou 13-minutash, që është bashkëproduksiuon i kompanisë italiane “Filmmaster Event” dhe kompanisë francezo-kanadeze “Circo de Bakuza”, është përgatitur rreth dy vite.

Ndryshe ndeshja e dytë e kampionatit do t’i takojë Shqipërisë dhe Zvicrës në përballjen e fortë, historike për shqiptarët, në pjesëmarrjen e parë në ndonjë evropian.

Temat
BotëRajonSport

Të afërta