Shkencëtarët nuk shpjegojnë dot se si janë ndërtuar këto xhami (Foto)

Studiues anglezë e çmontuan njërën minare, por nuk e zbuluan dot misterin dhe as nuk kthyen dot më në vend.

Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare që, edhe pse janë 3 kate të larta secila, mund të lëkunden me një shtytje të dorës së njeriut.

Por misteri nuk është vetëm ky, transmeton tch.

xhamia-2

Pak sekonda pasi është tundur njëra minare, nis të tundet tjetra edhe pa e prekur njeri. Ajo që çudit shkencëtarët është se dy minaret nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, që të përcillen dridhjet.

Veç kësaj, janë të ndërtuara vetëm me gur. Nuk kanë as çelik, as ndonjë material fleksibël.

xhamia1

Ekzistojnë dy xhami të tilla, dhe besohet se tundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekulibruar të gurëve me të cilët janë ndërtuar, por se si përçohen dridhjet nga njëra minare tek tjetra, ende nuk e shpjegon dot njeri.

xhamia3

Xhamitë janë ndërtuar rreth 500 vite më parë, dhe njërës i është hequr një minare nga kolonizatorët anglezë, por nuk mundën ta rikthejnë më në vend.

xhamia4

xhamia5

Temat
Fun

Të afërta