Mustafa kujton 10 qershorin e 1878-s dhe 1999-s

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar dy data të rëndësishme që lidhen me 10 qershorin.

“10 Qershori shënon dy ngjarje shumë të rëndësishme për popullin shqiptar dhe historinë e re të Kosovës.

Më 10 qershor 1878 në Prizren, patriotët nga mbarë viset shqiptare krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila bashkoi popullin shqiptar në luftën shumëshekullore për liri.

Një shekull më vonë, 10 qershori 1999 shënon nisjen e tërheqjes së trupave okupatore dhe fillimin e fundit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.

Lëvizja gjithëpopullore paqësore, lufta heroike çlirimtare dhe ndërhyrja ushtarake e miqve tanë euroatlantikë, rezultoi me çlirimin e Kosovës dhe nisjen e epokës së krijimit të shtetit.

Sot, Kosova është Republikë e pavarur, e njohur nga në shumë se gjysma e vendeve të botës, me procese të avancuara eurointegruese, pjesë e organizmave të shumta ndërkombëtare politike, ekonomike e sportive.

Qytetarët e Kosovës sot, janë më të vendosur se kurrë, që në partneritet me SHBA-të dhe vendet e BE-së, ta bëjnë Kosovën shtet të denjë të familjes evropiane, pjesë të NATO-s dhe të zhvilluar ekonomikisht”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

3

Temat
LajmeVend

Të afërta