Kush do të fitoj në ndeshjen Shqipëri-Zvicër sipas Marson ?

Eksperti i SkySports, Paul Merson, ka provuar të parashikojë ndeshjet e Kampionatit Evropian.
50 ndeshje qëndrojnë në mes të rrugës drejt finales së 10 korrikut, por kush do t’ia dalë që të jetë në ‘Stade de France’?

Merson, që është ekspert i futbollit, ka parashikuar ndeshjet e para të këtij kampionati.

Në ndeshjen Francë v Rumani, ai ka parashikuar fitore të Francës prej 2-0. Kurse për ndeshjen Shqipëri v Zvicër, ai ka parashikuar fitore minimale të Zvicrës prej 1-0.

Ai ka thënë se pret që ndeshja të jetë e vështirë për të dyja palët, por që Zvicra mund të tregojë një kualitet më të mirë në lojë.

Temat
BotëSport

Të afërta