Haliti: Serbia ka të drejtë të ndërtojë dhe ndihmojë qytetarët serbë

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, deklaroi se lidhur me ndërtimin e shtëpive në Veri të Mitrovicës, tha se Serbia ka të drejtë që t’i ndërtojë dhe ndihmojë qytetarët serb në Kosovë.

“Unë kam një mendim timin në përputhje me Marrëveshjen e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Kosovës. Serbia ka të drejtë që t’i ndërtojë dhe të ndihmojë qytetarët serb në Kosovë në shumë fusha duke përfshirë edhe infrastrukturën”, tha Haliti.

“Prandaj, unë do të uroja që ambienti edhe në veri edhe në jug të jetë i përshtatshëm edhe për shqiptarët e veriut, ashtu siç duhet të jetë edhe për serbët në jug për të bashkëjetuar dhe për të qenë të gjithë kosovarë”, deklaroi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Se ndërtimi i këtyre nuk ka leje për ndërtim e institucioneve të Kosovës, Haliti tha se për këtë, Kuvendet Komunale japin leje, dhe nëse nuk janë në përputhje me planin hapësinor të Mitrovicës, atëherë Ministria e Ambientit mundet të reagojë.

Temat
LajmeVend

Të afërta