Një vajzë adoleshente nga Florida, vrau veten pasi miqtë e saj e filmuan atë në dush dhe e publikuan videon në rrjetet sociale, thonë familja e saj.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Tovonna Holton vodhi një armë nga çanta e nënës së saj, Levon Holton-Teamer dhe qëlloi veten në banjën e familjes – sipas nënës së saj.
Bëhet e ditur se 15-vjeçarja nga Florida është gjetur e vdekur disa orë pasi videoja ishte shpërndarë në rrjetet sociale.
Holton-Teamer, e cila ka postuar fotot me vajzën e saj në Facebook, ka thënë se Tovonna kishte mbyllur veten në banjë.
Ajo u ka thënë medieve: “Nuk mund të futesha në banjë. “Drita e banjës ishte e ndalur kështu që tentova të futesha brenda. Kur u futa, pash një pellg gjaku. U përpoqa për t’ia ndalur gjakderdhjen nga koka. Provova ta shpëtoja”.
Ajo gjithashtu ka treguar për bisedën e fundit me vajzën e saj.
“Tovonna më thoshte: ‘Mama, unë u kam borxh, u kam borxh’. Unë i thashë: ‘Çfarë do të thotë kjo?’. Nuk e kuptova se çfarë nuk ishte në rregull”.
Pas vdekjes së saj, tezja e Tovonnas, Angel Scott zbuloi se bëhej fjalë për një video të shpërndarë në internet, ku Tovonna dukej lakuriq.