Një grua me mbipeshë, e cila fitoi peshë pasi burri i saj u vetëvra, thotë se ia doli ta rimerrte kontrollin e jetës së saj dhe humbi 50kg për më pak se një vit.
Justine McCabe, 31, nga LA, SHBA, nuk dilte nga shtëpia dhe hante vetëm ushqim të shpejtë pas vdekjes së burrit të saj.
Pas tre muajsh, miqtë dhe familja e Justine, e cila kishte arritur në 140kg, e këshilluan atë që të shkonte në palestër, me shpresë se kjo do t’i ndihmonte asaj për ta përmirësuar disponimin, transmeton Gazeta Express.
Pasi filloi të shkonte në palestër, nëna e dy fëmijëve kuptoi se tashmë jeta e saj duhej të ndryshonte – dhe filloi të bënte selfie çdo ditë për të dokumentuar ndryshimin e saj gjatë rrugëtimit për humbje të peshës.
Ajo braktisi ushqimet me shumë kalori dhe iu kthye ushqimeve me pak kalori dhe ushtrimeve në palestër, duke ushtruar gjashtë herë në javë.
Tani një vit pas ushtrimeve, ajo duket pothuajse një femër tjetër, pasi humbi 50kg. Justine tha: “Vdekja e burrit tim ishte me të vërtetë një kohë e tmerrshme dhe e rëndë, e cila u përkeqësua për shkak se nëna ime kishte vdekur pak para tij”.
“Të kesh dashur dikë që ka bërë vetëvrasje është gjëja më e frikshme dhe më e keqe që mund t’i ndodh dikujt. Vdekja e burrit tim më tronditi, por më vonë kuptova se duhet të bëja disa ndryshime”, shtoi ajo.
Justine është bërë inspirim për shumë femra, të cilat mund të kenë historinë e njëjtë me të.