STUDIMI: Një orë në makinë në ditë, 2 kg më shumë në trup

Rrit masën e belit dhe përkeqëson faktorët kardiakë. Më të rrezikuar janë meshkujt. Kujdes kur rrini më shumë se një orë në timon.

Njerëzit të cilët kalojnë një orë ose më shumë në timon peshojnë mesatarisht 2.3 kg më shumë dhe kanë një perimetër më të madh beli prej 1.5 cm. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Instituti Takemi Sugiyama për shëndetin dhe plakjen në Universitetin Katolik Australian.

Mallkimi i të ngarit të makinave godet më shumë meshkujt, që kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë duke qëndruar për një kohë të gjatë ulur.

Në studim u morën 2800 persona që janë pjesë e një studimi Australian për diabetin, obezitetin dhe mënyrën e jetesës, që pasi mblidhen të dhënat për zakonet e pjesëmarrësve, jepen rezultatet në lidhje me shëndetin dhe formën fizike të tyre. Rreth ¼ e personave të marrë në studim thanë se kalonin më shumë se 1 orë në ditë në makinë dhe jo rastësisht ata peshonin më shumë se personat që nuk qëndronin fare ulur në makinë.

“Një kohë e gjatë e kaluar ulur në makinë, në veçanti më shumë se një orë në ditë, është e lidhur me një probalitet më të madh të përkeqësimit të sistemit kardiak”./Indeksonline/

Temat
Shëndet

Të afërta