Studimi: Nëse punoni shumë, do vuani nga ankthi dhe depresioni

Kontrolli i e-maileve gjatë gjithë ditës, refuzimi i fundjavave dhe madje puna edhe gjatë pushimeve, i karakterizon këta njerëz që njihet si punëtor të mëdhenj.

Por, të jesh një punëtor i madh mund të ndikojë shumë në shëndet – në gjumë, ushqim dhe ushtrime. Një studim i ri paralajmëron se orët që kalohen gjithë ditën duke punuar, ndikojnë shumë në shëndetin mendor gjithashtu.

Hulumtuesit në Universitetin e Borgenit në Norvegji gjetën se njerëzit që punojnë shumë kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Dr. Cecilie Schou Andreassen, tha: “Personat që punojnë shumë treguan më shumë simptoma psikiatrike sesa ata që nuk punojnë shumë”./Indeksonline/

Temat
Shëndet

Të afërta