Si jetojnë personat me Down Syndrom në Kosovë (Foto)

Fanellën e Real Madridid e do më shumë se gjithçka tjetër.
Veshjen e saj e ka shpeshtuar prejse ekipi më i mirë spanjoll fitoi trofeun e 11-të të Ligës së Kampionëve, kur më 28 maj mposhti Atletikon, pas penalltive.

Kjo ndeshja gati sa nuk e çmendi nga emocionet e frikës së humbjes Ibrahim Ramën.

“Zemra mu ka nal se jam kanë te kojshia me e kqyrë lojën kur loja ka met me penalla”, tregon ai, me një zë që vazhdon t’i dridhet, mbase si natën kur e ndiqte lojën.

Dashuria fanatike e Ibrahimit për Realin po i bën me nerva disa shokë të tij, si puna e Albit, që më tepër se spanjollët, i do Milanon e Liverpulin.

“Ky i do do ekipe që nuk fitojnë”, bënë shaka Ibrahimi, teksa flet në objektin e Down Syndrome Kosova.

Albi, ndonëse është më llafazani aty, nuk pëlqen të përzihet shumë në muhabetin për futboll, duke ditur se një klub tjetër, e jo ato që ai i do, fitoi epitetin e më të mirit në Evropë.

Ai preferon të flasë për miqtë e tij në qendër, që po pinin kafenë e mesditës dhe aktivitetet që zhvillohen këtu.

E puna më e madhë te Down Syndrome Kosova në një dhomë që “banorët” e quajnë mini-fabrika e mjaltës “Amë”.

down_1465479378-6858798

Këtu pothuajse asnjëherë nuk mungojnë të qeshurat e Agronit dhe Dritonit.

I pari, që vjen nga shkolla “Përparimi”, ka një lidhje të veçantë me të dytin, që është drejtor i ekzekutiv të shoqatës.

“Ky e ka emrin Driton Bajraktari po na i thojmë profesor ose shkurt prof se na kanë mësu qysh me u paketu mjalti”, tregon Agon Vilalli.

Paketimi i mjaltit bëhet si pjesë e një projekti që Down Syndrome Kosova e fitoi kohë më parë.

ame_1465479400-2280638

“Që një vit e gjysmë punojmë dhe në fillim kam fituar një grant nga BE-ja. Tashmë në qershor do të përfundojë projekti por ne do të vazhdojmë punën tonë”, tregon drejtori Bajraktari.

Derisa ky flet, Lindi përgatit kafetë për të mbledhurit nëpër tavolina, ku muhabetet nuk kanë të sosur.

Pjesë e bisedave të tilla në raste të shpeshta bëhet edhe psikologët.

Njëri nga ta, iu bashkua të tubuarve, dhe menjëherë, e me plot krenari, tregoi cfarë e mirë kishte ndodhur me një vogëlush.

Ky i fundit e kishte mësuar shkronjën “C”.

Të gjithë iu gëzuan këtij përparimi, duke duartrokitur të arriturën e vocërrakut.

dd_1465479420-29890

Në fakt, psikologët që punojnë në Down Syndrome Kosova nuk e kanë aspak lehtë të punojnë me fëmijët që kanë një kromozom më tepër.

“Gjatë një muaji ne i vëzhgojmë fëmijët nëse kanë edhe ndonjë simptomë tjetër pasi që na ndodh shpesh që përveç sindromit ata janë edhe autik”, thtoë psikologia Marigona Sadiku. “Por, gjatë gjithë kohës sa jemi këtu, hapim tema të ndryshme, në mënyrë që të kuptohet edhe ideja dhe mendimi i tyre rreth asaj çështjeje. Bëjmë debate të ndryshme që t’i nxisim ata të mendojnë. Para disa ditëve e kishim për temë stinën e verës në mënyrë që edhe t’iu ecë koha”.

Falë këtyre aktiviteteve, por edhe tjerave që bëjnë në shtëpi e ndokund tjetër, fëmijët, pothaujse të gjithë, dinë të shkruajnë dhe lexojnë. Por jo tamam në mënyrë korrekte.

Ata, me shumë gjasë, do të bëheshin edhe më të mirë, sikur të kishte ndonjë shkollë të veçantë ku do të mund të shkonin. Meqë nuk ka dicka të tillë, duhet të shkojnë nëpër shkolla të zakonshme. Por, psikologët thonë se këta fëmijë nuk priten, e as trajtohen mirë në to.

“Fëmijët po hasin probleme me stafin e shkollës, e tashmë kohët e fundit ata më mirë kalojnë me nxënësit e tjerë që nuk e dinë mirë konceptin mbi këtë sindrom, se sa me profesorat sepse ata i shikojnë vetëm si persona me Down Sindrom”, thotë Sadiku.

Vitin e kaluar në vend kanë lindur 37 fëmijë me një kromozom më tepër. Prindërit e tyre menjëherë informohen për ekzistencën e kësaj shoqate.

“Pas diagnostifikimit që bëhet në laboratorin e gjenetikës, plotësohet një formular dhe menjëherë dhe më pas referohen prindërit të vinë në shoqatë dhe kështu fillon kontakti i parë me prindërit e rinj”, thotë Beqiri. “Kur foshnjet bëjnë 3 muaj futen në programin e fizioterapisë por fatkeqësisht ne nuk kemi shumë hapësira në qendrën në Prishtinë, ku edhe kërkesat janë më të mëdha dhe për shkak të mungesës së hapësirës ne nuk po kemi kapacitet që të ofrojmë shërbime për të gjithë ata fëmijë që kanë nevojë”.

E pos në Prishtinë, Down Syndrome Kosova ka edhe pesë qendra tjera në vend, në të cilat personat me një kromozom më tepër mblidhen për të punuar, diskutuar dhe shoqëruar me njëri – tjetrin.

Sqarim: Down Sidrom shkaktohet kur ka një kromozom më tepër. Personat me këtë sindrom kanë 47 kromozome në vend të 46.Ata kanë një kromozom ekstra 21, e kjo është arsyeja pse shpesh Down Sindrom njihet si./klankosova/

Temat
LajmeVend

Të afërta