Shkëlzen Gashi mesazh për De Biasin

Shkëlzen Gashit duket se nuk i intereson nëse do të startojë në ndeshjet e ‘Euro 2016’, e rëndësishme për të është Shqipëria të bëjë mirë në Kampionatin Evropian.

Gianni de Biasi gjendet para një udhëkryqi të madh para sfidës së parë në ‘Euro 2016’. Trajneri italian ende nuk e ka të çartë se me cilin nga katër sulmuesit do të startojë ndaj Zvicrës – Bekim Balajn, Armando Sadikun, Sokol Cikalleshin apo Shkëlzen Gashin.

Megjithatë, kjo duket se nuk e shqetëson Shkëlzen Gashin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka thënë se është e rëndësishme që Shqipëria të bëjë mirë në ‘Euro 2016’ dhe se pak rëndësi ka kush nga katër sulmuesit starton ndaj Zvicrës.

“Nuk më intereson shumë nëse ka konkurrencë, ne jemi një ekip, kemi ardhur bashkë këtu. Duhet të kënaqim tifozat dhe si ekip duhet të japim maksimumin”, ka deklaruar Gashi.

Temat
SportVend

Të afërta