Pogba: Dua të bëhem legjendë

Mesfushori i Juventus-it, Paul Pogba insiston se ai dëshiron të bëhet legjendë sikur Pele dhe Diego Maradona.

Në ditët e sotme të futbollit botëror, mesfushori francez është njëri ndër lojtarët më të kërkuar, mirëpo Pogba e ka zbuluar tani synimin e tij.

“Nuk mendoj që jam i mrekullueshëm. Nuk kam bërë ende asgjë në futboll.

Kam fituar Serie A, por jo Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës apo evropianin”.

“Mendoj që europiani me Francën nuk do të ishte keq. Unë dua të bëhem legjendë, duke më kujtuar si tani Pele-n dhe Maradona-n”, theksoi Pogba.

Temat
BotëSport

Të afërta