Mosvendosja e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi, u bë mollë sherri për asamblistët e Kuvendit Komunal të Malishevës, raporton KTV.
Në shenjë revolte, Grupi Parlamentar i PDK-së vendosi të bllokojë foltoren e kuvendit.
E, insistimi i anëtarëve të Vetëvendosjes për të rimarrë foltoren, shkaktoi përplasje mes tyre.
Pauza 10-minutëshe dhe takimi i kryesuesit me shefat e grupeve parlamentare nuk arriti të bindë PDK-në që seanca të vazhdojë.
Megjithatë, u arrit një kompromis që të kalojë një propozim i kryetarit dhe një pikë e rendit të ditës.
Kompromise u tha se pati edhe kur u krijuan listat se kujt duhet t’i takojë çmimi për trimëri dhe heroizëm, i cili ndahet nga Komuna e Malishevës.
Pauza e dytë, e cila zgjati një orë, nuk bëri që PDK-ja të reflektojë.
E pas gati pesë orë tentimi, kryesuesi i Kuvendit, të cilit disa herë iu kërkua që të marrë masa ndaj anëtarëve të PDK-së, mori vendim që të ndërpresë seancën.
DONIKA_MALISHEVE_KUVENDI_09_06 from Koha.net on Vimeo.