Mjekësia Lindore ka një besim interesant se ngjyra e buzëve tuaj mund të tregojë gjithçka në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore. Pra, shikohuni në pasqyrë dhe zbuloni se cila ngjyrë e buzëve paraqet llojin e problemit shëndetësor!
1. Rozë e lehtë
Nëse buzët tuaja duken më të ndritshme se zakonisht, kjo mund të jetë shenjë e anemisë. Trupit tuaj mund ti mungojë hemoglobina dhe qelizat e kuqe të gjakut, që nënkupton se duhet të filloni të hani ushqime të pasur me hekur dhe vitaminë C.
2. E kuqe e theksuar
Nëse buzët tuaj janë më të kuqe se sa zakonisht, kjo nënkupton se diçka nuk është në rregull me mëlçinë tuaj.
3. Ngjyrë vjollcë (e purpurtë)
Nuk është e pazakontë që buzët ndonjëherë gjatë dimrit të marrin këtë ngjyrë, por nëqoftëse ju rregullisht keni buzë të purpurtë, kjo nënkupton se mund të keni probleme me zemrën dhe mushkëritë.
4. Ngjyrë vjollcë e errët
Nëse buzët tuaj janë më të errët se ngjyrë vjollce, kjo mund të jetë një tregues për probleme të mundshme me sistemin e tretjes. Ne ju rekomandojmë të hani më ngadalë, mos të nguteni, dhe ndërpreni konsumin e ushqimeve të shpejta dhe filloni me ato të freskëta dhe ushqime me shumë fibra.
5. Kufizim i errët në skajet e buzëve
Nëse i keni vetëm skajet e buzëve me ngjyrë vjollcë më të errët, kjo nënkupton se trupi juaj nuk ka ekuilibër. Duhet të pushoni dhe të hani mirë në mënyrë që të ktheheni në normale./Indeksonline/