Mustafa: S’ka Asociacion pa shuarjen e strukturave paralele të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një interviste për RTK ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të bëhet pa shuarjen e strukturave paralele.

Ai ka thënë se Serbia nuk është duke i zbatuar marrëveshjet që janë arritur në Bruskel në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Situata ka ngec për shkak të zgjedhjeve që janë mbajtur në Serbi, ka ngecje edhe në implementimin e marrëveshjeve. Kemi marrëveshjen për kodin telefonik he Serbia me qëllime zvarrit, është marrëveshja për energji që ka pengesa nga ana e Serbisë dhe përmbushjen e obligimeve ligjore. Marrëveshjet nuk po implementohen dhe po shpenzohet shumë kohë. Ne kemi bërë vërejtje se kështu nuk mund të vazhdojmë.

Do të jetë kusht që aktivizimi i Asociacionit të mos bëhet pa shuarjen e strukturave paralele, sepse s’ka kumtin të bëjmë asociacionin e të mos shuhen strukturat paralele. Asociacioni mund të bëhet duke respektuar marrëveshjen e energjisë, kodit telefonik dhe shuarjen e strukturave paralele”, ka thënë Mustafa.

Temat
LajmeVend

Të afërta