Lirak Çelaj: Drejtësia funksionon, janë arrestuar edhe “peshq të mëdhenj” (Video)

“Gjykatës të korruptuar, policë të korruptuar, zyrtarë të korruptuar ke në shumicën e shteteve. Tek ne mund të jetë shkalla pak më e madhe, por atë nuk mund të luftojnë vetëm institucionet, por duhet të gjithë qytetarët.

Kam përshtypjen se vetëdija edhe tek qytetarët por edhe tek institucionet është rritur dhe mendoj se numri i rasteve të korrupsionit dhe proceseve të korrupsionit është në rënie dhe jam i bindur se është shumë i vogël se sa që është përcepcioni”, ka deklaruar zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj në intervistën “Saktë”.

I pyetur për drejtësinë selektive në Kosovë dhe mosprekshmërinë e “peshqve të mëdhenj”, Çelaj ka thënë se nuk beson në të këtilla pretendime për faktin se sipas tij “edhe peshqit e mëdhenj” janë arrestuar.

“Peshqit e mëdhenj çdokund në botë e kanë ndikimin e vet dhe nuk po e përjashtojë edhe mundësinë. Por, nuk mendojë se është selektive. Mund të ketë raste individuale por nuk mendojë se është dukuri e të gjithë sistemit, gjyqësorit të Kosovës”, ka thënë Celaj, duke potencuar se në Kosovë perceptimi për korrupsionin është shumë më i lartë se sa që në fakt një dukuri e tillë është në realitet.

Përndryshe kohë më parë me një aksion të EULEX – it u arrestua deputeti nga radhët e PDK’së, Azem Syla Ai bashkë me 52 persona dyshohen për krim të organizuar në tjetërsim të pronave shtetërore në mënyrë të kundërligjshme. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka.

Emisioni realizohet me bashkëpunim të portalit sakte.net dhe televizionit First Channel.

Temat
LajmeVend

Të afërta