Dj Blunt dhe Real 1 sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri të titulluar “Rambo”.
Kënga, e cila erdhi e realizuar me një videoklip mjaft interesant nga produksioni Entermedia, ka arritur klikueshmëri të madhe në kanalin “Youtube” në vetëm pak ditë, shkruan GazetaExpress.
Veç tekstit e muzikës, ajo që bie në sy në këtë projekt është vendi dhe personazhet në videoklip, mes të cilëve shihen edhe meshkuj duke dridhur të pasmet, gjë kjo e rrallë në videoklipet shqiptare.
Për GazetënExpress Dj Blunt zbuloi se video është xhiruar në Shkodër dhe personazhet e paraqitura aty janë banorë të asaj lagjeje.
“Klipi është xhiruar në Shkodër ose saktësisht në Brazilin e Shkodrës ku edhe më herët para katër viteve kemi xhiruar po ashtu një videoklip tjetër me Dr. Majk. Personazhet e klipit jetojnë në atë vend dhe ajo që shihet aty është realitet sepse ata njerëz jetojnë aty dhe ajo që shihet në videoklip është realiteti i tyre”, tha Dj i njohur duke treguar se teksti i dedikohet VIP-ave shqiptar.
Ndryshe dyshja e famshme kanë vazhduar menjëherë punën për projektin e ri, i cili do të publikohet pas sezonit veror./GazetaExpress/