Ku mbet gazetaria profesionale, Adriatik dhe Grupi Koha? (Foto ekskluzive)

Pronarët e kompanisë Pro Con, e cila pritet të lidhë kontratë milionëshe për sektorin e marrëdhënieve me publikun të termocentralit Kosova e Re, Adriatik Kelmendi dhe Ilir Ibrahimi, janë parë duke darkuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe zyrtarin përgjegjës për projektin e termocentralit te ri, Lorik Fejzullahu.
Gazeta Express ka siguruar fotot ekskluzive të takimit mes Kelmendit, Ibrahimit, Stavilecit dhe Fejzullahut.

Gazetari i KTV’së, Adriatik Kelmendi, përveç kësaj kontrate është i përfshire edhe në kontrata të mëdha – qe në secilin rast do të duhej të konsideroheshin joetike për gazetarët profesionalë.

E tillë është kontrata e kompanisë se tij me aeroportin e Prishtinës dhe KEDS, të dyja këto kompani mjaft kontestuese për mënyrën sesi operojnë.

Temat
LajmeVend

Të afërta