Këngëtaret shqiptare që kanë pranuar ndërhyrjet kirurgjike (Foto)

Ndërhyrjet kirurgjike janë bërë normale te pothuajse secila femër e ekranit shqiptar.
Të pakta janë në numër bukuroshet që cilësohen si natyrale, shkruan GazetaExpress.

Megjithëse ndryshimet dhe ndërhyrjet duken qartë, femrat e famshme shqiptare e kanë fshehur atë, por janë një numër i tyre që pas shumë thashethemeve e fakteve të zbuluara edhe e kanë pranuar.

Në një renditje të anabel mund të shihni se cilat këngëtare kanë bërë ndërhyrje dhe e kanë pranuar në media.

0558229a314b38906868243c46d40d9c_1465460057-8303655

Çiljeta sapo ka bërë një ndërhyrje për zvogëlimin e gjoksit, të cilin e ka ndarë edhe me pamje në rrjete sociale.

Nora Istrefi

Nora Istrefi në një intervistë të mëhershme ka pranuar se ka ndërhyrë tek buzët duke thënë se i ka fryrë vetëm pak.

Alberie Hadergjonaj

Albërije Hadërgjonaj në një intervistë për Tyrjan Hyskën ka pranuar se ka bërë ndërhyrje dhe do të bëjë akoma duke shtuar se nuk është pro që vajzat e rea të bëjnë ndërhyrje.

Genta Ismajli

Genta Ismajli është një tjetër këngëtare që ka zvogëluar gjoksin dhe e ka pranuar atë.

Dhurata Dora

Dhurata Dora ka pranuar se ka bërë operacion hundën, por sipas saj arsyeja ishte shëndetësore, pasi ka vuajtur nga Mirena.

Aurela Hoxha

Megjithëse përfolët për shumë operacione, Aurela Hoxha ka pranuar se ka ndërhyrë vetëm tek buzët.

Big Mama

Big Mama veç tentimeve e dietave për të humbur në peshë, ka thënë se ka hargjuar rreth 8000 euro për një operacion plastik në Turqi.

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është njëra për të cilën flitet më së shumti sa i përket ndryshimeve me operacione plastike. Sipas saj ajo ka ndërhyrë vetëm në hundë dhe gjoks, por ka harruar se edhe buzët duken qartë.

Adelian Tahiri

Adelina Tahiri nuk e ka fshehur ndërhyrjen në buzë dhe ka thënë se nuk ka nevojë ta fsheh këtë pasi ndihet mirë me ndryshimin e bërë.

Fjolla Morina

Fjolla Morina ka pranuar se ka ndërhyrë në buzë dhe gjoks. Madje ajo ka thënë se këto ndërhyrje i ka bërë që në vitin 2007.

Zajmina Vasjari

Zajmina Vasjari ka pranuar se ka ndërhyrë në gjoks duke thënë se shumica e femrave të ekranit kanë bërë edhe më shumë se ajo operacione plastike.

Zanfina Ismajli

Zanfina Ismajli është e vetmja që ka pranuar ndërhyrjen duke thënë se është pishman për këtë./G.E/

Temat
Showbiz

Të afërta