Goditje për Kombëtaren, Rashica me deklaratë të papritur për Kosovën

Milot Rashica nuk mundi siguronte një vend në Euro 2016, për shkak se trajneri Gianni De Biasi nuk e përfshiu në listën e 23 lojtarëve të Shqipërisë.

Megjithatë, talenti i cili luan me Vitesen në Holandë ka ende shumë vite përpara dhe me siguri që do të jetë protagonistë.

Duke folur për holandezen “Voetbal International”, Rashica lë gjithçka të hapur kualifikueset e Europianit.

“Ka disa lojtarë në kombëtaren shqiptare që kanë lindur në Kosovë, ashtu si unë. Shqipëria e Kosova janë një, e kemi Shqipërinë në gjak, ashtu si gjithë populli në Kosovë, që ëndërron një ditë një kombëtare të bashkuar.

Është një zgjedhje shumë e vështirë. Unë di vetëm që dua të jem në Kupën e Botës në Rusi. Vetëm se është ende çështja se me cilin vend”.

rashica

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta