Euro 2016: Ndeshja më interesante, Shqipëri – Zvicër

Evropiani i Francës së këtij viti ofron shumë sfida interesante, të cilat askush nuk duhet që t’i humbasë.

E përditshmja spanjolle “AS” e ka përpiluar një listë me përballjet që ngjallin kuriozitetin më të madh ku padyshim dallon ajo e Grupit A, mes Shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet më 11 qershor në Lens.

“Shqipëria bën debutimin në një eveniment si Evropiani i Francës. Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi kërkon të zgjasë ëndrrën e saj dhe të kualifikohet në raundin e dytë.
Por fillimisht kuqezinjtë duket të fitojnë ndeshjen e komplikuar me Zvicrën”.

Jo vetëm AS, por shumë media të huaja sfidën mes Shqipërisë dhe Zvicrës e kanë cilësuar si njërën ndër ndeshjet më interesante të Euro 2016.

Temat
BotëSport

Të afërta