De Biasit në dilemë – Balaj, Cikalleshi, Sadiku apo Gashi?

Kombëtarja shqiptare po bën përgatitjet e fundit për debutimin e saj në një Kampionat Europian.
Në këto 3 javë stërvitje, italiani De Biasi ka provuar shumë skema, lojtarë të ndryshëm në pozicione të ndryshme, për të gjetur më të mirën për sfidën ndaj Zvicrës.

Një pjesë e mirë e lojtarëve e kanë konsoliduar vendin e tyre në formacionin bazë, ndërkohë që shumë të tjerë luftojnë për të arritur 11’shen.

Sulmi është reparti më i populluar dhe më i konkurruari nga 4 lojtarët, të cilët e dinë shumë mirë që në kokën e De Biasit ka vend vetëm për 1 sulmues në formacion.

Bekim Balaj, Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi dhe Shkëlzen Gashi, janë katër sulmuesit e Kombëtares shqiptare, të cilët luftojnë për një vend në formacionin startues të Gianni de Biasit.

Gashi më parë ishte paraqitur si anësor në skemën 4:5:1, por duket se atë vend do ta zë Odise Roshi, i cili luajti disa ndeshje miqësore, natyrisht po provohej nga trajneri italian.

Kjo do të thotë se Gashi duhet të luftojë me sulmuesit tjerë të kuqezinjve, veçanërisht Armando Sadikun, i cili ka shkëlqyer në fazën përgatitore për Euro 2016.

Sadiku shihet si favoriti për të startuar i vetëm në sulm, pas tij Gashi, Cikalleshi dhe në fund Bekim Balaj.

Sidoqoftë, ky vendim i takon De Biasit – dhe të shtunën ndaj Zvicrës italiani do të hedhë në fushë formacionin për të mirë, për ndeshjen e parë të Euro 2016 që zhvillohet duke filluar nga ora 15:00.

Temat
SportVend

Të afërta