Cozman dhe Morena, vetëm miqësi, apo diçka tjetër? (FOTO)

Periudhën prej ndarjes e tutje, Cozman e ka përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme mes Londrës e Prishtinës, pranë shokëve dhe në ‘dashurinë e tij të re, fitnesin.

E pikërisht kjo e fundit po e bën bashkë Cozyn me një kolege të tij, Morena Tarakun.

Një fotografi mes reperit Cozman dhe këngëtares Morena Taraku u bë temë e medieve rozë për faktin se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Mirëpo, burime të afërta me reperin, kanë mohuar se mes Morenës dhe Cozman mund të ketë më shumë sesa shoqëri.

Arsyeja se përse është bërë një supozim i tillë është fakti se dyshja ushtrojnë në të njëjtin fitnes dhe kanë shpeshtuar takimet e tyre.

Nuk dihet nëse relacioni i tyre mund të kaloj suazat e miqësisë por me një status prej beqarësh të cilin të paktën publikisht e kanë të dy, të ardhmes nuk i dihet.

cozy-morena (1)

Temat
Showbiz

Të afërta