Berisha: Me 46 mijë ushtarë e kishim pushtuar Serbinë! (Video)

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, ish komandant i UÇK-së në rajonin e Prizrenit, ka kritikuar procesin e verifikimit të veteranëve, duke thënë se maksimumi 20 mijë qytetarë kanë kap armët në dorë, e jo mbi 46 mijë, sa ka konstatuar komisioni qeveritar.

Madje, ai ironizon duke thënë se me një numër kaq të madh, Kosova sot do të kufizohej me Hungarinë, përcjell Telegrafi.

“Arrin numri diku rreth 17-18 mijë. Tash nuk mund të jam i saktë, ta zëmë edhe 20 mijë. E kam fjalën për njerëzit që e kanë kap pushkën. Sikur UÇK-ja t’i kishte 46 mijë ushtarë? Jo në Beograd por në Suboticë, me Hungarinë do të kufizoheshim”, tha ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta