Zyrtare: VV e AKR lidhin koalicion në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re kanë zyrtarizuar bashkimin e forcave në Komunën e Prishtinës.

Këto dy subjekte kanë nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit sipas të cilës, AKR-ja do të merr udhëheqjen e Drejtorisë së Kulturës dhe atë të Bujqësisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Sami Boroci asambleist i AKR-së në Komunën e Prishtinës.

AKR-ja i ka katër ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pos saj,Vetëvendosje është në bashkëqeverisje në këtë komunë edhe me AAK-në.

Temat
LajmeVend

Të afërta