Zhbogar: E ardhmja e Kosovës do konsensus, nga politikanët

Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar në Zona B të Baton Haxhiut ka thënë se në katër vjetët e qëndrimit të tij në Kosovë ka parë ndryshime për të mirë.

Ai ka përmendur ndihmën e dhënë nga Unioni në drejtim të përmirësimit të segmenteve të ndryshme të jetës në vend, duke theksuar ndryshimin e raportit mes këtij institucioni dhe Kosovës së fundmi, njofton Klan Kosova.

“Mendoj se Kosova ka ndryshuar për të mirë në këto katër vjet e fundit, nëse ecnin nëpër Prishtinë dhe vendet tjera mund të shihet një përmirësim i dukshëm. Ne si BE kemi investuar mjaft shumë, qoftë me shkolla, biznese etj dhe shpresojmë të kemi ndihmuar për të mirë. Edhe raporti mes BE-së dhe Kosovës ka ndërruar shumë, pasi kemi marrëveshjen e stabilizim- asociimit, kemi liberalizimin e vizave, pastaj integrimi i veriut është duke u bërë gradualisht. Të gjitha këto kanë ndryshuar”.

Zhbogar ka thënë se megjithatë ka një mungese dakordimi për të ardhmen e Kosovës, në mesin e politikanëve.

“Unë mendoj që edhe në aspektin e sundimit të ligjit ka pasur ndryshime gjithashtu. Ajo çfarë mungon është një konsensus për të ardhmen, çfarë sundimi të ligjit duam në Kosovë, çfarë ekonomie dhe zhvillimi duam. Ky diskutim është dashur të bëhej nga politika. Nuk dimë se në çfarë pajtohen për Kosovën politikanët në Kosovë, për çfarë nuk pajtohen e dimë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta