Ish-kapiteni dhe trajneri i Nigerisë, Stephen Keshi ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.
Stephen Keshi një prej emrave më të mëdhenj në futbollin afrikan, pasi ishte një prej dy personave që kanë triumfuar në Kupën e Shteteve të Afrikës si futbollist dhe si trajner.
Lajmi i keq u konfirmua nga Federata e Futbollit të Nigerisë të mërkurën në mëngjes.