Pitalka Ramazani
Përbërësit:
• 1. kg miell,
• 0.5 L ujë,
• 1 gotë qumësht,
• 1 lugë gjelle tharm buke,
• 1 lugë gjelle kripë.
1. Në një gotë me qumësht hedhim një lugë tharm buke, pak kripë, pak sheqer dhe e lëmë ashtu afër 15 min që të vije.
2. Tharmin e ardhur e përzijmë me miell, ujë dhe kripë gjerë sa të fitojmë brum homogjen të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine 90-120min.
3. Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e ndajmë në 3 -4 kuleqë të cilët i shtrijmë në picetë të përmillur kuzhine dhe i lëmë ashtu 20 min.
4. Kulaqin e ardhur nga piceta e hedhim në tepsi të nxehtë, e shpojmë në disa vende dhe e fusim në furrë shumë të nxehur.
5. Sipas dëshirës pitalkës i shtojmë suxhuk, gjizë me kopër apo farra qaragati. Pitalkat pjekën për 15- 20 min.
6. Pitalkat e ramazanit janë gatime që kryesisht përgatiten për muajin e agjërimit, janë shumë të preferuara dhe përgatiten në disa mënyra.
Kemi pitalka me qaragat, me suxhuk, me gjizë dhe kopër.