Rashiq: Vuçiq nuk lejon krijimin e FAK-ut (VIDEO)

Deputet i Listës Serbe, Nenad Rashiq, nuk beson se Kryeministri Aleksandar Vuçiq do t’i japë leje Listës Serbe për të votuar Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese, që i ndryshojnë emrin dhe misionin FSK-së.

Në një intervistë për Info Box të RTV Dukagjinit, përcjell Telegrafi, Rashiq tha se Serbia vlerëson që nuk është në të mirë të serbëve të Kosovës nëse themelohen Forcat e Armatosura.

“Nuk besoj, në këtë rast, sic thash edhe më herët, sipas eksperiencës time që kam Beogradi zyrtar konsideron që nuk është në interes të serbëve të Kosovës themelimi i Forcave të Armatosura”, ka thënë Rashiq.

Temat
LajmeVend

Të afërta