Qeveria aprovoi projektligjin për Fondin e Ballkanit Perëndimor, Hoxhaj falënderon kolegët nga rajoni

Qeveria aprovoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj foli për rëndësinë e kësaj marrëveshje duke thënë se qëllimi i saj është bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit në arsim, kulturë e fusha të tjera.

“Qeveria aprovoi draftligjin per ratifikimin e themelimit të iniciativës së Fondit për Ballkanin Perëndimor, një iniciativë e re rajonale me seli në Tiranë. Një shembull ky i shkëlqyeshëm se si rajoni po lëviz nga fjalët në vepra. I falendëroj ministrin Bushati dhe kolegët e tjerë nga rajoni dhe vendet e Vishegradit për këtë” ka thënë Hoxhaj./GazetaExpress/

Temat
LajmeVend

Të afërta