Frytet e para të bamirësisë nga Labi

Duket se aksioni për ndihmën në njerëzit në nevojë i Labinot Tahirit po i jep frytet e veta.

I tillë është edhe rasti me nëntë vjetarin Learti, i cili ka pasur sukses pas ndërhyrjeve kirurgjike.

Ai tashmë është kthyer sot në Kosovë dhe me këtë rast, Labi ka falënderuar të gjithë njerëzit vullnet-mirë.

Ja postimi i plotë i Labit:

Zoti është i plotfuqishëm!
Me dërguan nga familja e Leartit duke më gëzuar mua dhe juve i nderuar popull.
Lexojeni se çka kanë shkruar në faqen time!

Learti tani është shëruar dhe është kthyer në familjen e tij.
Faleminderit Zot që na i shëron fëmijet tanë dhe faleminderit që na e mundeson të bashkpunojmë mes vete për çdo gjë që është e n’varur popullata.

Mbi të gjitha jemi të njejtë, nje ditë do jemi të padukshem por uroj që Populli ynë të bashkohet me gjithqka që ka, që ta mbrojmë njeri tjetrin nga çdo gjë që na sprovon Jeta.

Pas pak do të futem Live në faqen time dhe uroj që ta kem mbështetjen nga ju i dashur popull për një djalê nga Ferizaj, i cili është në Spital në Turqi!
Bëhet fjalë për Eni Nebih Mahalla!
Unë dua të ndihmoj sebashku me ju që ti mbledhim nje shumë për mjekim dhe uroj te Zoti që edhe ENI të kthehet në mesin e shokëve të shkollës.
Me respekt Labi.

13413567_1070337283041655_2706960132603465900_n

Temat
Showbiz

Të afërta