Ekskluzive: Shqiptari që po ‘rrëmben’ zemrat e italianëve

Ditë më herët ju njohëm me një talent, i cili kishte depërtuar në Itali, falë talentit dhe punës së tij të palodhshme.
Ardi Hoxha, 17 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit i ka çmendur skautët italian me paraqitjet mbresëlënëse gjatë ndeshjeve provuese.
Kjo ka bërë që ekipi i SS Maceratese, ku luan Hoxha, ta marrë dhe ta provoj edhe në ndeshjet e ekipit të juniorëve, pavarësisht moshës së re të djaloshit nga komuna e Suharekës.
Ndeshja e parë provuese e Hoxhës ishte ndaj Puinotania, ku ai fitoi një penallti dhe u vlerësua me notën 9.5 nga menaxherët e ekipit Maceratese për përformancën e tij.
17-vjeçari luajti edhe ndeshje të tjera, ku u veçua si më i miri në fushë.

3879246ardi (1)

Kjo ka bërë që ekipi i Pescara të shfaq interes të madh për të, aty ku luan edhe lojtari i Kombëtares Ledian Memushaj.
Ardi ka bërë me dije për portalin tonë se në korrik do nënshkruhet një kontratë profesionale, por emri i klubit mbetet sekret.
Ai më tej ka deklaruar se e falenderon Shkollën e Futbollit ”Dardania”, të cilët ishin vendimtar në kthesën e tij në karrierën futbollistike. Ky djalosh është shembulli kryesor për t’u ndjekur nga talentët e tjerë nga një vend i vogël si Kosova

3879210arid2

Temat
Sport

Të afërta